Kampioni italian, Juventus, ia shiti mbrojtësin kryesor, Leonardo Bonuçi, rivalit të vet më të madh në serinë A, Milanit, por, sidoqoftë, presidenca e klubit torinez vazhdon që të realizojë planet e veta në këtë sezon veror transferimesh. Trajneri i “biankonerëve”, Masimiliano Alegri, synon, tani, që të tërheqë në ekipin e vet përfaqësuesin gjerman të Realit të Madridit, Toni Kros, kështu që njerëzit kompetentë të Juves kanë ofruar 70 milionë euro për blerjen e tij. Alegri ka si synim që të gjejë zgjedhje të reja në mesfushë, ndërkohë që kaangazhuar, tanimë, Dagllas Kostën nga Bajerni i Mynihut silojtar të huazuar dhe po “sulmon” edhe Federiko Bernardeskin, mesfushor ofensiv i Fiorentinës. Në rast të angazhimit eventual të Toni Krosit, planet e Alegrit do të realizoheshin plotësisht. Por, çështja është, nëse do të pranojë Reali i Madridit që ta shesë mesfushorin e vet të shkëlqyer.
Sfidanti.al