Sebaljosi – “mbretëror” dhe lojtari i tretë më i shtrenjtë te Betisi

Reali i Madridit konfirmoi dje transferimin nga Betisi të futbollistit të ri të talentuar spanjoll, Dani Sebaljos, që u soll në “Santiago Bernabe” për 16,5 milionë euro, duke mposhtur në garën për tëBarcelonën që, gjithashtu, u tregua mjaft e interesuar për shërbimet e Sebaljosit. Forma e shkëlqyer që ai tregoi në kampionatin evropian U-21 që uzhvillua, së fundmi, në Poloni, shërbeu si një mesazh për klubet e mëdhenj që nisën, menjëherë, “gjuetinë” për Sebaljosin. Por, Reali u tregua më i shpejtë dhe e mori atë.

“Mbretërorët” paguan për të 16,5 milionë euro, 15 milionë nga të cilat do të përfundojnë në llogari të Betisit, kurse 1,5 milionë euro do të shkojnë në xhepat e veëtë lojtarit dhe të agjentëve të tij. Dani Sebaljosi, kështu, bëhet lojtari i tretë më i shtrenjtë në historinë e Betisit, duke pasur para Hoakinin që, më 2006, u transferua te Valencia për 25 milionë euro, dhe Rikardo Olivierën, vlera e transferimit të të cilit te Milani ishte 17,5 milionë euro.

Sfidanti.al