Eufori te Milani, mungon vetëm një “magji” që te tundet dheu

“Rosonerët”, deri tani, kanë zhvilluar një sezon fantastik transferimesh, duke ngritur te shumëkushi pyetjen: “A do ta ndërpresë ai, më në fund, dominimin e Juventusit?”. Leonardo Bonuçi është përforcimi më spektakolar i ekipit milanez që, tani, me përbërjen e re që do të ketë, do të ketë plot të drejtë që të konkurrojë, sezonin e ardhshëm, për titullin e Serisë A italiane. Bonuçi, tanimë, ka bërë foton me bluzën e Milanit me nr.19, ndërkohë që në rrugët e Milanit sheh shumë njerëz që mbajnë të veshur bluza me shirita kuqezi me nr.19.

Milani, gjatë kësaj vere, bëri një mrekulli të madje, duke investuar më shumë se 250 milionë euro për sjelljen e futbollistëve të rinj dhe, tani, mungon vetëm Pjer-Emerih Obamejaneu fantastik, si lego e fundit, që pamja e “figurës” së re të Milanit të bëhet e plotë.

Sfidanti.al