Anglezët po rezervojnë hotele në Selanik, Sofie dhe në Beograd

Duket se Shkupi do të mbetet me gisht në gojë, pasi ka disa ditë që mediumet e huaj po vënë në dukje çmimet jashtëzakonisht shumë të lartë të hoteleve, hosteleve, moteleve, etj. në Shkup gjatë kohës, kur do të zhvillohet Superkupa evropiane në kryeqytetin maqedonas, më 8 gusht, mes Realit të Madridit dhe Mançester Junajtidit. Por ky nuk është i vetmi problem, duke qenë se shumë objekte  hoteliere refuzojnë që të bëjnë rezervime tani, gjë që është një praktikë e zakonshme, me të vetmin qëllim që t’i mbajnë dhomat të lira që t’i ngrejnë çmimet e tyre deri në stratosferë, kur të afrohet data e ndeshjes së lartpërmendur.

Kështu, sikurse bëhet e ditur, një numri të madh tifozësh, sidomos, atyre anglezë, i është refuzuar rezervimi nga hotelet dhe objektet e tjerë të këtij lloji. Në këto kushte, shumë tifozë anglezë po rezervojnë dhoma në Selanik, Sofie dhe Beograd.

Sfidanti.al