Seria A, 11 klube kundër protokollit, Komiteti Olimpik dyshon për sezonin!

Edhe në vetë Gjermaninë që e nis nesër kampionatin, nuk janë të sigurt për atë që do të ndodhë, por edhe më pisk e kanë vende si Italia, Anglia apo Spanja, ku ende nuk kanë përcaktuar një datë të saktë për rifilimin e ligave. Në Apenine, ku mezi u mor leja për stërvitje kolektive, po përpiqen të nxitojnë dhe besohet se data për ta filluar Serinë A do të jetë 13 qershori. Jo edhe aq keq, ndërsa thuhej shpesh se ishte e pamundur, por ka dyshime gjithandej.

Kreu i sportit italian, Malago, presidenti i Komitetit Olimpik, thotë se “data më e mundshme për të filluar sezonin është 13 qershori, por unë nuk e di nëse do të jemi në gjendje për ta përfunduar me sukses”. Varet nga epidemia në Itali, varet edhe nga shkalla me të cilën do të godasë koronavirusi në skuadrat e futbollit. Ndërkaq, 11 klube mes të cileve Interi e Napoli, janë kundër protokollit sanitar të Ligës. Pra, vërtet do t’ia dalë Seria A për të rifilluar?

Sfidanti.al