‘Mundo Deportivo’ fyen Rabiot: Shumë flokë, por pak tru

Tekat e Adrien Rabiot nuk kanë mbetur pa u vënë re as në Katalonjë, ku futbollisti mund të ishte bashkuar me skuadrën e Barcelonës, nëse nëna-agjente e tij nuk do të pretendonte  shumë nga katalanasit. Pas disa  muajsh,  e përditshmja ‘El Mundo Deportivo’ merr frymë lirisht dhe sulmon ashpër francezin e Juventusit.

‘Tallet me median dhe tani kthehet me vonesë në Torino, pasi prishi raportet me PSG. Shumë flokë, por pak tru. Turp-shkruan e përditshmja sportive spanjolle

‘El Mundo Deportivo’ që është shumë pranë Barcelonës, tregon bëmat e Rabiot që nga vera e 2018, kur ai kishte në xhep marrëveshjen me Barcelonën, në një kohë kur kishte edhe një vit kontratë me Paris Saint Germainin. Por kjo lëvizje dështoi sepse nënë e futbollistit kërkoi një shifër më të lartë nga ajo për të cilën ishte arritur akordi përsa u përket bonuseve, ndërsa vetë lojtari vendosi kushte për pozicionin e tij në fushën e lojës. Paris Saint Germaini kur pa që Rabiot refuzoi të rinovohë kontrate, në fund të dhjetorit vendosi ta lërë jashë skuadre deri në fund të sezonit.

Verën e kaluar ai u transferua te Juventusi me parametra zero, por edhe te torinezët, rabiot nuk mundi të bindë plotësisht stafin e klubit bardhezi. Pas emergjencës coronavirus, raportet u bënë gjithnjë e më shumë të tensionuara; Rabiot nuk i pëlqeu reduktimi i pagës, zgjati kohën e karantinimit dhe ishte I parafundit që u kthye në skuadër. Për këtë arsye ‘El Mundo Deportivo’ gëzohet që Barcelona e kaloi këtë rrezik, ndërsa Juventus po mendon ta ‘heqë qafe’ në fund të sezonit.

Sfidanti.al