“Fantazma” e Deulofeut dhe Iniesta, këtë herë fitore pa Mesin!

Jo se nuk ishte në fushë, përkundrazi, por Lionel Mesi nuk mund të jetë gjithnjë kudo. Ndaj Malagës, Barcelona shfrytëzoi të tjerë talente, si Deulofeu dhe Iniesta. Sulmuesi që po luan në vend të Nejmarit (pas dëmtimit edhe të Dembelesë) shënoi një gol “fantazmë”, në të vërtetë të parregullt, pasi në momentin e krosimit topi kishte dalë jashtë vijës fundore.

Iniesta, pas pushimit, shfrytëzoi pasimin e Mesit dhe klasin e tij për të shënuar për së dyti herë dhe Barça ka tani 25 pikë në 9 ndeshje, me 8 fitore e një barazim dhe me 26 gola të shënuar e vetëm 3 të pësuar. Në vend të dytë është Valencia me 4 pikë më pak dhe me 25 gola të shënuar.

Edhe pse nuk shkëlqeu, sërish Barça ishte shumë e qendrueshme, me shumë stabilitet në lojën e saj dhe me mjaft këmbëngulje. Nuk ishte e lehtë tëluhej në një ditë kur në Madrid, qeveria spanjolli vendosi të anulonte autonominë e Katalonjës, dhe kur populli katalanas doli në demontratë në Barcelonë, mbështetje për qeverisjen vendase që e tregoi edhe në “Kamp Nou”.

Sfidanti.al