Fagioli pranon fajin për bastet, 12 muaj pezullim

Prokuroria federale ka pranuar marrëveshjen me lojtarin e Juventusit, Nicolo Fagioli i cili ka pranuar se ka thyer rregulloren duke vendosur baste online për ndeshje futbolli. Gjatë orëve të fundit, palët gjetën gjuhën e përbashkët dhe mesfuhsori do të dënohet me 12 muaj pezullim që fillojnë menjëherë që nga data e sotme. Fagioli duhet të ndjekë një terapi prej 6 muajsh dhe do të zhvillojë 10 takime publike me pjesëtarë të shoqërive amatore të futbollit, qëndrave federale territoriale dhe qëndrave për kurimin nga varësia ndaj lojrave të fatit.

sfidanti.al