Më shumë se Liverpool duket se është Manchester City që po e kërkon transferimin e Leroy Sane në Premier League. City dëshiron që sulmuesi i Bayern Munich të bashkohet sa më shpejt me “The Reds”. Mediat britanike zbulojnë se pas kësaj dëshire të Manchester City-t qëndrojnë 8 milionë paund. Nëse Sane do të transferohet, atëherë edhe City do të përfitojë % e vetë nga kartoni i sulmuesit që dikur ka qenë në pronësinë e tyre.
Pasi mbërriti në Bavari në vitin 2020 e deri më tani, Sane ka shënuar 44 gola në 142 ndeshje të luajtura për kampionët gjermanë. Megjithatë pas katër sezonesh rrugëtimi i tij në Bundesliga mund të përfundojë, me Klopp që synon të fokusohet shumë tek ai për të vazhduar rindërtimin e skuadrës së “The Reds”.
sfidanti.al