Iu desh të përdorte fotoshopin për të dhënë mesazhin, ndërsa në fotomontazh u bë bashkë me legjendën Sër Bobi Çarlton. Ish-mbrojtësi i Mançester Junajtidit, Patris Evra, nuk ngurroi të thumbonte Mançester Sitin për paaftësinë për të fituar Championsin. Menjëherë pas finales së humbur nga ekipi i Guardiolës ndaj Çelsit, ish-mbrojtësi francez postoi një fotomontazh në rrjetet sociale, ku Bobi Çarlton është duke shqyrtuar trofeun “me veshë”.
“Sër Bobi, a mund të kontrollosh sërish për emrin e Sitit?” është pyetja që Evra vendos në gojën e tij, ndërsa përgjigja e legjendës së “djajve të kuq” është: “Jo Pat, ende nuk është këtu!” Vetë Junajtidi u bë skuadra e parë angleze që fitoi Kupën e atëhershme të Kampionëve, e udhëhequr nga Bobi Çarlton në 1968, ndërsa e fitoi edhe dy herë më pas nën drejtimin e Sër Aleks Fergusonit, ku Evra ishte pjesë e suksesit në 2008, në finalen e fituar në Moskë pikërisht ndaj Çelsit.
Sfidanti.al