Largimi i mundshëm i Achraf Hakimit nga Interi mbetet një prej temave më të nxehta në këtë fazë të parë të merkatos së verës, por agjenti i futbollistit ndërhyn menjëherë duke përjashtuar zërat që flisnin për kontakte mes tij dhe klubeve të tjerë.
‘Për momentin nuk ka asgjë, jemi të qetë-tha Alejandro Camano-Hakimi në këtë moment është i grumbulluar me kombëtaren marokene dhe unë, dua të saktësoj, nuk po flas me asnjë klub. Ai ka një kontratë 4 vjecare me Interin, bëhet fjalë për një kontratë afatgjatë
Camano, që foli për Calciomercato.it, gjithsesi la të kuptohet se interesi për klientin e tij është shumë i madh. ‘Achraf është më i miri në Evropë në pozicionin e tij dhe ky është motivi që për të po diskutohet kaq shumë-shtoi Camano-përfitoj nga rasti që të falenderoj të gjithë interistët për mesazhet e ngrohta që i kanë dërguar’
Në dukje, nuk ka asnjë tratativë mes përfaqësuesve të futbollistit dhe klubeve të tjerë, edhe pse kontaktet mes klubeve vijojnë. PSG ishte i pari që bëri një levizje, por oferta fillestare prej rreth 60 milionë Eurosh nuk i bind aspak zikaltrit që do të donin të paktën 70-80 milionë Euro për të garantuar një pluvalencë të konsiderueshme duke parë se kanë paguar 40 milionë dhe 5 milionë Euro të tjerë si bonuse për ta marrë Hakimin nga Reali.
Gjithsesi për momentin, Hakimi mbetet futbollisti më i sakrifikueshëm për bilancin e Interit që duket se ka nisur punën për gjetjen e zëvendësuesit të tij, por me kushtin që shitja e tij të jetë vërtet avantazhuese për arkat e klubit
Sfidanti.al