Egan Bernal fiton Xhiron e Italisë dhe 320 000 euro!

Kolumbiani e mbylli garën e madhe çiklistike të Apenineve në vendin e parë, dhe kjo për herë nistore në karrierë. Egan Bernal është kampioni i Xhiros së Italisë, konkurrimit të dytë më të shkëlqyer të dyrrotakes në botë pas Turit të Francës. Çiklisti i fortë që vjen nga Andet la pas rivalët si italianin Damiano Karuzo dhe britanikun Sajmën Jejts (Simon Yates) duke mbyllur një edicion të shkëlqyer dhe me shumë emocione. Bernal, përveç suksesit në aspektin sportiv, fitoi edhe 320 000 euro afërsisht si shpërblim financiar. Mbi 265 000 euro ishin vetëm për vendin e parë, nga 11 000 euro iu dhanë për dy etapat e fituara, dhe nga 5 500 për vendet e dyta e 2 700 për vendet e treta. Për 11 ditët që mbajti veshur Fanelën Rozë, Bernal mori nga 2 000 euro. Kjo në total bën 320 708 euro.

Sfidanti.al