Ekipi i femrave mbron nderin e Barcelonës, në finale të Championsit

Nëse djemtë po përpiqen dhe janë pranë fitimit të La Ligës, vajzat mund të arrijnë gjithçka. Skuadra e femrave e Barcelonës u kualifikua për në finalen e Championsit për të katërtën herë, ndërsa në dy sezonet e kaluara doli kampione e Europës në 2021 dhe nënkampione në 2022. Vajzat “blaugrana” eliminuan Çelsin e fortë pas barazimit 1-1 në “Kamp Nou”, në prani të plot 72 262 tifozëve. Ishte një festë futbolli, ndërsa katalanaset kishin fituar 2-1 në përballjen e parë në Londër, ndërsa të hënën do të mësojë emrin e rivalit.

Sfidanti.al