NBA, Boston Sëlltiks do të luajnë gjysmëfinalen ndaj Filadelfias

Rekordmenët e titujve në basketbollin amerikan (bashkë me Lejkërsat), e bënë detyrën dhe shpëtuan nga një humbje që e kthyen në fitore. Suksesi 128-120 në fushën e Atlantës do të thotë kualifikim dhe gjysmëfinale e Konferencës Lindore ndaj Filadelfias. Në fund, Sëlltiksat patën rezultatin 11-0 për t’u shkëputur në një ndeshje të ekuilibruar. Braun shënoi 32 pikë, Tatëm shtoi 30 pikë, 14 topa në tabela e 7 asistë dhe Smart realizoi 22 pikë për fituesit. Bostoni shkon në duelin me Filadelfian duke pasur epërsinë e faktorit fushë, por duke qenë më i lodhur, ndërsa ndeshja e parë luhet duke u gdhirë e marta.

Sfidanti.al