Të paktën, kështu shkruajnë, gjatë këtyre ditëve, mediumet italianë, sipas të cilëvë Filipe Inzagi do të mund të bëhet pasues i italianit tjetër, Xhani De Biazi, që taninë ka njoftuar dorëheqjen dhe largimin e tij nga kombëtarja shqiptare, e cila, nën drejtimin e tij, arriti të kualifikohet për në turneun final të Kampionatit Evropian të vitit të kaluar në Francë.
Sipas “Skaj Sport Italisë”, Federata e Futbollit të Shqipërisë do që Filipo Inzagi të bëhet trajner i ri i Shqipërisë. Ai ka qenë një sezon trajner i Milanit. ndërkohë që më vonë mori timonin e Venecias, duke e kaluar këtë ekip nga liga e tretë në atë të dytën. A do mund të bëhet Super-Pipo njeriu qe po kerkojnë shqiptaret për të harruar sadopak italianin De Biazi i cili fillimisht rrëmbeu stolin kuqezi, më pas pushtoi zemrat e tyre? Në Itali, sipas Skajit, janë gati të vënë bast se trajneri që po kërkohet me qiri nuk mund të quhet ndryshe, veçse Filipo Inzagi, por ata nuk kanë si ta dinë se çfarë misteri e qarkon lekurën kuqezi, ngaqë edhe De Biazi e shfrytezoi mrekullisht katapultimin historik ne France, duke frymezuar nje sforcim te paharruar ne ndergjegje..
Sfidanti.al