Gara e shëmtuar në Kanada e ka nxjerrë praktikisht përpara kohe Kimi Raikkonen në luftën për titull në botërorin e Formula 1 kështu që finlandezi tani do të jetë në rolin e gregarit të Sebastian Vettel, rol të cilin duket se do ta marrë që nga Cmimi i Madh i Azerbajxhanit që do të zhvillohet këtë fundjavë. vetë piloti finlandez e deklaroi këtë në konferencën e zakonshme për shtyp të mbajtur përpara garës. ‘Kur mos të kem më mundësi për të luftuar për titiullin, do të ndihmoj Vettel që të arrijë suksesin. Kështu ka ndodhur gjithmonë-tha Raikkonen-ajo që ka më shumë rëndësi është që të fitojë Ferrari dhe se kjo makinë të jetë gjithnjë në pozicionin më të mirë të mundshëm.
sfidanti.al