Diego Kosta vendosi, do të kthehet tek Atletiko e Madridit

“Skaj Sports” bën të ditur se Diego Kosta ka marrë vendim rreth së ardhmes së vet dhe, tanimë, sikurse thuhet, ua ka njoftuar atë krerëve të Atletikos së Madridit. Kështu që ky pjesëtar i përfaqësueses spanjolle, sikurse duket, do të kthehet te klubi, nga i cili ai kaloi te Celsi, pasi trajneri i tij i deritanishëm, Antonio Konte, i bëri të ditur Kostës se ai nuk bën pjesë në planet e tij për sezonin e ardhshëm. Nëse ky transferim do të realizohet, kjo do të thotë se Kosta duhet që të presë deri janarin e vitit të ardhshëm, deri sa të vesh bluzën e “jorganxhinjve”, sikurse quhet ndryshe Atletiko e Madridit, pasi ky klub e ka të ndaluar që të marrë pjesë në sezonin veror të transferimeve, për shkak të disa shkeljeve të mëparshme të rregullave të shitblerjës së lojtarëve.

Sfidanti.al