Fundjavën e kaluar sfida mes Shanghait SIPG dhe Guangzhout u shndërrua në një ‘luftë’ mes futbollistëve të të dyja skuadrave dhe shkak për këtë u bë pikërisht Oscar. Futbollisti brazilian gjatë sfidës, në dy raste provokoi kundërshtarët e tij të cilët nuk duruan shumë dhe e rrethuan për t’iu hakërryer. Një rrëzim në tokë i Oscar nuk bëri gjë tjetër vecse shtoi tensionin mes lojtërëve të cilët nisën përleshjen me njërik-tjetrin. Incidenti nuk kaloi lehtë nga drejtuesit e Federatës Kineze të Futbollit që morën masa disiplinore duke dënuar Oscar me 8 ndeshje pezullim dhe 6 mijë Euro gjobë, ndërkohë që dënime u dhanë edhe për 3 futbollistëve të tjerë
sfidanti.al