Cristiano Ronaldo, James Rodriguez dhe Alvaro Morata duket se do t’i japin lamtumirën Realit të Madridit i cili duket se do të pasurojë ndjeshëm arkat e tij. Por ajo mund të duket si një lëvizje e goditur përsa u përket financave, mund të mos rezultojë aspak e tillë në aspektin sportiv. Kjo sepse Reali me largimin e Ronaldos, James dhe Moratës humbet jo pak nga forca goditëse në portat kundërshtare. Në këtë sezon të 3 këta futbollistë kanë shënuar 73 gola ose 43% të numrit total të finalizimeve të Realit të Madridit. Padyshim humbja më e madhe për Realin do të jetë ajo e Ronaldos pasi përvec golave,(42 në 46 ndeshje të luajtura), ‘Los Blancos’ humbasin edhe lidershipin në fushën e lojës dhe forcën fizike. Alvaro Morata ka pasuruar jo pak golavarazhin e Realit të Madridit. Edhe pse pjesën më të madhe të ndeshjeve e ka nisur nga pankina, ka mundur të shënojë plot 20 golave. Përsa i përket James Rodriguez, kolumbiani ka pasur shumë pak minuta në dispozicion, megjithatë në ato raste që është aktivizuar ka treguar vlerat e tij sic ndodhi në ffinalen e Ligës së kampiooneve në Cardiff ndaj Juventusit
sfidanti.al