Mediat spanjolle janë të sigurta dhe nuk mund të mos besohen. Sidomos kur e thotë një “madrilene” si gazeta “Marka”. Presidenti Florentino Perez dhe trajneri Zinedin Zidan, ndërsa po mendojnë për Kristiano Ronaldon, kanë pasur kohë për të mbyllur dy “pazare” të jashtëzakonshëm.
Dy emra të mëdhenj si Kilian Mbape dhe Xhixho Donaruma, duket se mund të shkruhen në skuadrën e ardhshme të Realit të Madridit. Sipas “Markës”, Perez mendon se me 110 milionë euro mund të marrë sulmuesin e Monakos dhe të Francës, ndërsa me 30-35 milionë euro mund të bindë Milanin.
Monako kërkon 130 milionë për 18-vjeçarin që shkëlqeu sezonin e kaluar në Europë dhe Francë, ndërsa Milani për momentin nuk ka asnjë dëshirë që 18-vjeçari i tij, Donaruma, të largohet. Gjithsesi, është e sigurt se bisedimet po zhvillohen. A thua, gjithçka ka përfunduar?
Sfidanti.al