Nuk dihet nëse detyrat do të realizohen deri në fund, por padyshim që shpresa është e madhe. Edhe pse jemi vetëm në fillim të tetorit, Napoli po bind në Itali dhe në Europë. Është në krye të Serisë A bashkë me Atalantën, por me golavetazh më të mirë, dhe në krye të grupit në Champions duke lënë pas Liverpulin, Ajaksin dhe Gllazgou Rejnxhërsin. Fitoret në kontinent janë thuajse të pabesueshme: 4-1 ndaj Liverpulit në stadiumin “Maradona”, 3-0 në Skoci ndaj Gllazgou Rejnxhërsit dhe 6-1 në Holandë ndaj Ajaksit! Dy herë Raspadori (heroi i Italisë), po dy Simeone, dhe nga një herë Zielinski e Kvaraskelia ishin “piktorët” që realizuan “penelatat” e suksesit në Holandë. Edhe vetë Maradona do të ishte krenar për këtë ekip, që ka një Kvaraskelia si “Stef Kërri”, një forcë sulmuese me Raspadorin, Zielinskin, Lozanon dhe Simeonen (si dhe Kvaraskelian), si dhe ka një trajner si Luçiano Spaleti që po transmeton mentalitet fitues.
Napoli (4-3-3): Meret, Di Lorenco (Xanoli), Kim, Rrahmani, Oliveira, Anguisa, Lobotka (Gaetano), Zielinski (Ndombele), Lozano, Raspadori (Simeone), Kvaraskelia (Elmas). Në stol: Idasiak, Sirigu, Huan Zhezus, Ostigard, Mario Rui, Politano, Xerbin.
Sfidanti.al