Mesfushori brazilian ishte një titullar fiks për Realin e madh të Madridit, duke shkëlqyer në fitoren e La Ligës dhe të Championit. Kasemiro ishte një “shtyllë” e skuadrës së Karlo Ançelotit, por mendoi se duhej të provonte diçka të re. Për këtë arsye pranoi kalimin tek Mançester Junajtidi, që pagoi 70 milionë paundë stërlina për kartonin e tij. Gjithsesi, për momentin Kasemiro po provon stolin dhe ka luajtur vetëm 82 minuta. Futbollisti i shquar u la në rezervë në derbin ndaj Mançester Sitit, ndërsa pritej që të ndodhte ndryshe për një personazh të kalitur me beteja të tilla. Opinionistët po thonë se trajneri Ten Hag po gabon me Kasemiron, ashtu siç po gabon me Kristiano Ronaldon.
Sfidanti.al