E ka emrin Shounag (Shaunagh) Braun, merret me një sport të ashpër burrash, ndërsa gjatë jetës së saj jo shumë të gjatë është marrë me shumë gjëra, praktikisht me çfarëdo gjëja që ia ka dashur qejfi. Në moshën 32-vjeçarja, regbistja angleze do të shkojë në Kupën e Botës për femra me synimin për të fituar. Ajo është fëmijë e një familjeje me racë të përzier, ndërsa është rritur nga vetëm njëri prind, dhe ka provuar “zanate” si zhytëse profesioniste, specialiste për sisteme qendrorë ngrohjeje, zjarrfikëse, si dhe sporte si hedhëse çekiçi e boksiere. Tani kërkon të dalë kampione si regbiste!
Sfidanti.al