Edhe Juventusi e llogarit përjashtimin nga Seria A dhe Europa!

Kjo del në dokumentet e klubit të përpiluara që në 30 qershor të këtij viti. Edhe vetë Juventusi e ka marrë parasysh se mund të arrihet në skenarë të jashtëzakonshëm për shkak të gjendjes së bilanceve dhe të hetimeve të prokurorisë dhe të gjykatave sportive. Sot, që drejtuesit kanë dhënë dorëheqje, shihet nga raportet se Anjeli e të tjerë e kishin parashikuar katastrofën që pritej të vinte. Në dokumente shkruhet se Juventusi mund të përjashtohej nga Seria A dhe nga kupat e Europës pas hetimeve në Itali dhe nga ana e UEFA-s. Sesa mund të ndodhë kjo gjë, mbetet të shihet, ndërsa kostoja financiare dhe për imazhin do të ishte e pallogaritshme.

Sfidanti.al