La Liga sulmon sërish Realin e Madridit dhe Barcelonën

Havier Tebas, presidenti i shoqatës së futbollit profesionist në Spanjë, nuk ka ndërmend t’i kursejë gjigandët. Kreu i La Ligës deklaroi se presidenti i Realit, Florentino Perez, po ndikon në sjelljen e Barcelonës, ndërsa akuza për të ishte e rëndë. “Perezi nuk dëshiron që klubet e tjerë të rriten, ky është një fakt”. i ngacmuar nëse flet në telefon me klubet e mëdhenj, Tebasi u shpreh se ka folur me drejtues të Barcelonës, por jo me presidentin Laporta, ndërsa për Realin bëri ironi: “Jo, tek Reali ka kohë që e kanë humbur telefonin”.

Sfidanti.al