Kroatët bëjnë autokritikë për lojën, por shpresojnë të përsërisin Gjermaninë ndaj Brazilit

Në Botërorin 1998 askush nuk i priste aq lart, por ata ia dolën. Skuadra me fanelën me kuadrata si fusha e shahut eliminoi atëherë Gjermaninë me shifrat 3-0 duke pasur në përbërje lojtarë të mëdhenj si Jarni, Shtimac, Asanoviç, Staniç, Boban, Biliç, Vlaoviç, Tudor, Shuker, Kozniku apo Prosineçki. U mundën edhe Rumania me Holandën dhe i mposhti vetëm Franca në gjysmëfinale. Në 2022 në Katar, Kroacia nuk është e këtij niveli ndonëse ka lojtarë si Modriç, Brozoviç apo Perishiç. Mediat kroate pohojnë se ekipi i tyre kombëtar po fiton falë karakterit dhe luftës, por jo lojës dhe ka vetëm 1 fitore në 4 ndeshje. Ndaj Brazilit duhet padyshim shumë më tepër, por “Jutarnji List” shpreson që pikërisht në çerekfinale, ekipi i trajnerit Zllatko Daliç të arrijë të përsërisë Gjermaninë.

Sfidanti.al