Nuk mjaftoi disfata ndaj Lacios në kampionat që shkaktoi një tronditje të madhe (dhe parakalimin nga Milani). Zikaltërit morën edhe një lajm tjetër shumë të keq, atë të dëmtimit të Romelu Lukakut. Sulmuesi belg u ndal në stërvitje dhe është e sigurt (sipas “La Gazeta delo Sportit”) që nuk do të luajë në derbin ndaj Milanit të shtunën e ardhshme. Kuptohet, që nuk do të luajë të martën ndaj Kremonezes gjithnjë në Serinë A. Për më tepër, mbetet dyshim për sfidën ndaj Bajernit në Champions.
Sfidanti.al