Nuk kaluan as 24 orë që nga suksesi i bujshëm i nënkampionëve të Europës dhe të Anglisë ndaj Bornmuthit. Liverpuli barazoi rekordin e fitores më të thellë të Premier Ligës me shifrat 9-0, por nga Skocia iu përgjigj kampionia krenare e vendit. Sëlltiku mundi 9-0 Dandi Junajtidin, madje jashtë fushe (ndërsa djemtë e Klopit e bënë në “Anfild”), me japonezin Furuhashi dhe Abadën që shënuan nga 3 herë. Trajneri Postekoglu e ka si parim shprehjen “ne nuk ndalojmë asnjëherë” dhe mishërimi më i mirë ishte pikërisht ndeshja e fundit. Mediat britanike shkruajtën me shaka sikur po flisnin në emër të Sëlltikut, “atë që bën Liverpuli, mund ta bëjmë padyshim edhe ne”.
Sfidanti.al