E ëma e Lukakut s’e përmbajti dot veten nga gëzimi kur takoi Mesin!

Lionel Mesi është jo vetëm një nga futbollistët më të mirë të botës, por edhe një nga më të pëlqyerit nga njerëzit anekënd botës dhe kudo që shkon, ai pritet me ovacione dhe entuziazëm të madh. Madje edhe rivalët i kanë kërkuar atij bluzën, ndërkohë që të rinjtë anembanë botës përpiqen të kopjojnë lëvizjet e tij.
Mbas ndeshjes së parë çerekfinale Mançester Junajtid-Barcelona, diku në zonën miks të stadiumit “Old Trafford”, e ëma e sulmuesit belg të Junajtidit, Romelu Lukaku, u ndodh pranë Mesit dhe ajo u befasua dhe u entuziazmua aq shumë nga ky takim i papritur, saqë e kapi dhe e përqafoi atë (Mesin) me lot gëzimi në sy si një fëmijë i vogël që takon idhullin e vet.
Sfidanti.al