Dhoma e Lionit i ngjan ferrit : Yjet rrihen si nëpër filma!

Lioni në ndeshjen e fundit humbi 1-2 ndaj Nantës, duke bërë një hap mbrapa në përpjekjet për një vend në Ligën e ardhshme të Kampioneve dhe kjo humbje tjetër është dëshmi se në këtë klub francez mbizotëron kaosi.
Mediumet franceze shkruajnë se atmosfera në dhomën e zhveshjes është për faqe të zeze, lojtarët, madje edhe ata që konsiderohen yje, zihen dhe kacafyten njeri me tjetrin. Incidenti i parë serioz ndodhi mes Nabil Fekirit dhe Marselos, ndërsa tjetri mes Memfis Depajt dhe Ferlan Mendit. Sidoqoftë, “shkëndia” zënkash shihen pothuajse në çdo seancë stërvitore.
Për shkak të këtyre incidenteve, katër lojtarë nuk luajtën kundër Nantës dhe tani midis tifozëve ekziston frika se nga klubi mund të largohen dy lojtarët e tij më të mirë, Fekir dhe Depaj, që duket se janë ndër më të pakënaqurit nga situata në këtë klub francez dhe për të cilët janë interesuar mëse një herë disa klube të Premier Ligës dhe të tjerë në Evropë.
Sfidanti.al