Ajo që ra në sy pas përfundimt të aventurës së turpshme të Kombëtares U-17 në Euro 2025 ishte deklarata e një adoleshenti të pafajshëm. I riu i Kombëtares, Arman Durmishi me gjithë pafajësinë e tij tha saktësisht:
“Europiani ishte shumë i bukur, luajtëm me skuadra të forta, por besoj se edhe ne jemi shumë lojtarë të fortë, por kur e kemi trajnerin që nuk di çfarë të bëjë me këto lojtarë të fortë është pak ndryshe të luaj, dhe për të fituar është pak rëndë. Për këto lojtarë që kena dhe jemi shumë të fortë në skuadër, besoj na duhet një trajner më i fortë”.
Deklaratë që bie ndesh me zgjedhjen e liderit për t’i besuar një italiani në stol edhe pse shqiptarë të talentuar ka plot e pyetja që lind është: A e di djali i talentuar se ka folur kundër të mëdhenjve që kanë vendosur bazuar në njohuritë e tyre amatore? Apo mos ndoshta është ajo metoda e famshme e zërave kundër në media fillimisht për të justifikuar më pas vendimin e shkarkimit?
Nga Pirro Bardhyli