Calhanoglou i bindur: Dimë si të fitojmë Champions League-n

Finalja e Ligës së Kampionëve mes Interit dhe PSG-së është në prag, me sfidën që do të zhvillohet më 31 maj në Mynih. Mesfushori Hakan Çalhanoglu do të luajë finalen e tij të dytë në tre vite dhe është shprehur optimist për këtë ndeshje. Ai e cilëson Interin si më të pjekur dhe me më shumë eksperiencë krahasuar me finalen e humbur në Stamboll. Çalhanoglu ka analizuar PSG-në duke e vendosur në të njëjtin nivel me Barcelonën dhe Bayernin, por thekson se mentaliteti fitues është çelësi. Ai beson se gjithçka është e mundur në Champions League dhe se skuadra duhet të jetë e përgatitur për çdo skenar. “Do të luajë në finalen e Ligës së Kampioneve, për herë të tretë në dy vite. Jam shumë i lumtur për këtë. Në Stamboll nuk ishte e shkruar të ndodhte, ndonëse doja shumë të fitoja dhe për këtë arsye u zhgënjeva. Të shpresojmë se do e arrijmë këtë herë, sepse jemi përmirësuar shumë pas asaj sfide. Mendoj se kemi fituar shumë përvojë. Tani dimë si të përgatitemi, për të fituar. PSG-ja ka një ekip shumë të fortë, si Bayern Munich dhe Barcelona. Por gjithmonë dalim në fushë me besimin se mund të fitojmë. Nëse beson në diçka, ke bërë gjysmën e rrugës”, u shpreh Çalhanoglu.

sfidanti.al