Mungon vetëm zyrtarizimi, FSHF shkarkon trajnerin e kuqezinjve

Aventura e trajnerit Andrea Tedesco te Shqipëria U-17, është mbyllur me eliminimin e kuqezinjve në Europian. Federata Shqiptare e Futbollit ka marrë vendimin për të larguar teknikun italian, sipas “Albania Team”. Shkak për këtë vendim, është bërë loja dhe rezultatet e dobëta, si dhe mosgrumbullimi i asnjë lojtari nga kampionati shqiptar. Ende mungon zyrtarizimi, por vendimi është marrë dhe do të bëhet i ditur në ditët e ardhshme. Tedesco u emërua trajner i Shqipërisë U-17 në muajin gusht të vitit të kaluar, por pa arritur të lërë shenjë.

sfidanti.al