Dështim i suksesshëm në Europian! Nga njëra anë rrjeta e portës sonë thithi plot 12 gola, 3 humbje binjake, që pjestohen nga 4 gola për ndeshje, nga ana tjetër FSHF i bie tam tameve se paska qënë një Europian, ku organizimi i ndeshjeve ishte kaq i mirë, sa fare bukur mund të harrosh edhe humbjet, edhe dyzinën e golave! Rëndësi ka futbolli që “luajnë shefat” , kjo është loja, fëmijët që dalin në fushë janë alibia …
Këtë herë ka ndodhur Haleluja ! Kishim dëgjuar prej kohësh shprehjen e të parëve të sportit se dështimi dhe suksesi janë shumë pranë! Ky ishte Europiani që i bashkoi mrekullisht, dështimin me suksesin. Ashtu siç parathuhej me të gërma verbuese në sloganin tonë “Përjetoni Europianin historik në vendin e shqiponjave”. Dështuam me ekipin e 17- vjeçarëve, por fituam me ekpin e zyrtarëve që organizuan ndeshjet. Po 12 golat ku t’i çojmë? Po 3 humbjet? Po deklarata e futbollistit Dyrmishi se trajneri Italian nuk merrka vesh nga zanati? Ishte pjesë e ndeshjes apo skenar i organzimit me sukses…
Sfidanti.al