Titulli i 20-të në histori u festua gjatë në rrugët e Liverpool, por për fat të keq atmosfera fantastike, ku gjithçka ishte ngjyrosur me të kuqe, për pak u shndërrua në një tragjedi me përmasa të mëdha. Në mënyrë të papritur, rreth orës 18:00, një makinë e zezë u fut në mes të turmës duke shkelur këdo që i dilte përpara. Për fat të mirë, automjeti nuk ishte me shpejtësi, madje shpesh edhe turma e tifozëve u përpoq ta ndalonte, ndërsa reagimi i forcave të renditi ishte i shpejtë, deri në momentin që automjeti ndaloi. Nga kjo ngjarje e rëndë mbetën të dëmtuar afro 27 persona, mes të cilëve edhe fëmijë.
Policia e Liverpool, reagoi në një deklarata për mediat duke bërë me dije se nuk bëhej fjalë për një akt terrorist: “U njoftuam rreth orës 18:00 për një makinë që ishte futur në mes të turmës së tifozëve, në rrugën Water Street. Nuk bëhet fjalë për një akt terrorist”, thuhet ndër të tjera në komunikatën për mediat, pasi fillimisht autoritet policore e kanë vlerësuar si të tillë.
Për këtë ngjarje të rëndë u arrestua shoferi, një 53 vjeçar. Pavarësisht se nuk pati të lënduar të rendë, skenat që vinin nga Water Street ishin shumë të rënda, ku me dhjeta autoambulanca ishin të pranishme duke bërë shoqërimin e dhjetarëve të dëmtuar për në spital. Solidariteti për këtë ngjarje të rëndë që zbehu shumë festën e titullit ishte i madh.
sfidanti.al