Edhe pse kanë kaluar shumë vite që nga largimi i tij nga Milani, Alexandre Pato mbetet një nga emrat më të dashur për tifozët kuqezinj. Sulmuesi brazilian ka dhënë së fundmi një intervistë për ‘La Gazzetta dello Sport’, ku ka shprehur sërish dashurinë e madhe për klubin dhe nostalgjinë për përvojën e tij në Itali.
“Më mungon ‘San Siro’, më mungon Milani. Do të jepja gjithçka për të veshur edhe një herë atë fanellë: do të më mjaftonin vetëm 6 muaj për të kthyer gjithë dashurinë që kam ndier dhe për të ndihmuar klubin,” – deklaroi Pato.
I pyetur nëse ka hequr dorë përfundimisht nga futbolli, ai u përgjigj:
Pato komentoi gjithashtu edhe emërimin e Carlo Ancelottit si trajner i ri i Brazilit:
“Jam shumë i lumtur dhe shpresoj ta takoj. Ka në dispozicion një skuadër të shkëlqyer, por do t’i duhet ndihma e të gjithëve. Me Carletto-n kemi shpresën se mund të fitojmë Botërorin e ardhshëm.”
Një tjetër deklaratë që tregon se lidhja e Pato-s me Milanin është e veçantë, një histori dashurie që, nëse do të ishte për të, nuk do të kishte përfunduar kurrë.
sfidanti.al