Pas përmbytjeve vdekjeprurëse që goditën Valenciab, trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone, foli në një konferencë për shtyp për të shprehur kundërshtimin e tij për të luajtur ndeshjet e La Ligas këtë fundjavë. Rajoni i Valencias është goditur nga përmbytjet shkatërruese që kanë vrarë të paktën 211 njerëz këtë javë. Dy ndeshje në zonat e prekura, Valencia-Real Madrid dhe Villarreal-Rayo Vallecano janë shtyrë. “Është e qartë se nuk ka kuptim të luash në këtë ditë. Kjo që po ndodh është diçka shumë e vështirë. Dhe është emocionuese të shohësh sesi njerëzit po ndihmojnë me një lopatë ose me atë që kanë, solidaritet i të gjithëve”. “Ne duam të ndihmojmë ku të mundemi. Ka njerëz që po kalojnë kohë shumë të vështira, është shumë e trishtueshme. Dhe ne e gjejmë veten në një situatë ku na thonë të ecim përpara dhe ja ku jemi. Vazhdojmë”, tha ‘Cholo’ sot para gazetarëve para ndeshjes së nesërme ndaj Las Palmas.
sfidanti.al