Dortmundi: Pse të mos e mbajmë Halandin 4 vjet, si Levandovskin!

Është shefi ekzekutiv i klubit, Hans-Joakim Vacke, që e shtron çështjen në këtë mënyrë. Pasi refuzon të flasë për klauzolën e transferimit të Erling Halandit për verën e ardhshme, që thuhet se është 75 milionë euro, drejtuesi i Borusias së Dortmundit bën një krahasim. “Unë e di se Halandi një ditë do të luajë për njërën nga skuadrat më të mëdha të Europës, – tha Vacke, – por, kemi kohë për këtë. Erlingu ka kohë. Pasi Robert Levandovski u bashkua me në që nga Lehu i Poznanit (Pozen për gjermanët), ai qendroi me ne për 4 vjet. Pse të mos ndodhë kështu edhe me Halandin?” Gjithsesi, duket e vështirë një gjë e tillë pasi Dortmundi në kohën e Levandovskit bënte ligjin në Gjermani me Jurgen Klopin, ndërsa tregu i futbollit nuk ishte kaq agresiv sa tani.

Sfidanti.al