Fitorja e tij ishte e padyshimtë dhe u përgëzua nga të gjithë. Oleksandr Usik hyri në histori si një nga të paktët boksierë që fiton titujt kampionë të botës në peshat e mesme dhe të rënda të boksit profesionist, por ai tregoi se është kampion i vërtetë edhe si njeri. Boksieri ukrainas shkoi pas ndeshjes dhe takoi rivalin e tij, ish-kampionin Entoni Xhoshua, duke i dorëzuar në shenjë respekti 4 brezat e artë që ishin në lojë në luftimin që u zhvillua në stadiumin e Totenhemit në Londër. Të dy boksierët përgëzuan njëri-tjetrin dhe Xhoshua dha “do të shihemi së shpejti”, pasi ka një klauzolë që e bën të detyrueshme revanshin mes tyre.
Sfidanti.al