Të kuptohemi që luajti shumë mirë dhe ndihmoi ekipin për të fituar. Jo vetëm kaq, por Luka Donçiç realizoi një tripëll dabëll me shifra të mëdha, 33 pikë, 16 topa në tabela e 11 asistë, ndërsa Dallasi triumfoi në fushën e vështirë të Hjustonit 113-100. Slloveni 21-vjeçar u kthye nga dëmtimi dhe pati disa probleme me gjuajtjet sepse humbi jo edhe aq pak (12-25 për dy pikë dhe 3-10 për tri pikë) si dhe e humbi 8 herë topin, por vendosi disa rekorde në NBA dhe për klubin e tij.
Donçiç u bë i katërti lojtar në histori përsa i përket moshës së re, dhe numrit më të paktë të ndeshjeve, në të cilën arrin 1 000 pikë, 1 000 topa në tabela e 1 000 asistë në NBA, i lënë pas vetëm nga Oskar Robertson, Ben Sajmons dhe Mexhik Xhonson. Donçiç u bë më i riu lojtar në historinë e NBA-së që arrin 26 tripël dabëlla (përpara sesa të mbushë 22 vjeç). Pas tij janë Ben Sajmons dhe Mexhik Xhonson. Jo vetëm kaq, por ai ka më shumë tripël dabëlla me të paktën 30 pikë, 15 topa në tabela e 10 asistë, pa mbushur 22 vjeç sesa çdo lojtar tjetër në histori. Së fundi, në vetëm 139 ndeshje të luajtura për Dallasin, ai ka kaluar Dirk Novickin. Donçiç udhëhoqi ekipin në pikë, topa në tabela e asistë në ndeshjen e 39-të, ndërsa Novicki e ka bërë në 38 ndeshje ndonëse ka luajtur 1 522 ndeshje për Dallasin.
Sfidanti.al