Donaruma, sakrifica e Milanit për të mbajtur talentin e portës

Milani duket se do të kthehet përsëri Milan. Largimi i ish-presidentit, tashmë në perëndim, Silvio Berluskoni, dhe afrimi i kinezëve ambiciozë, bëri që sfida e parë e madhe, ajo e portierit Donaruma, të përballohet me sukses. Ende nuk ka konfirmim, por duket e sigurt që talenti 18-vjeçar do të qendrojë në “San Siro”, pavarësisht interesimit të madh të Realit të Madridit, apo klubeve të tjerë europianë si Mançester Junajtid.

Plani “Donaruma” përban një kontratë 5-vjeçare për portierin, me vlerë gati 6 milionë euro në sezon (do t’i duhet një kujdestar që të ndihmojë adoleshentin të administrojë paratë), si dhe një klauzolë transferimi prej 100 milionë eurosh. Kështu, as Donaruma nuk i shpëtoi manisë më të fundit, atë të klauzolave 100-milionëshe, ndërsa Milani duket se do të hedhë bazat për një skuadër të rëndësishme.

Sfidanti.al