Në Bavari e nisin me pyetje retorike: A do të mund ta gjenit se cilin futbollist në “Alianc Arenë” synon klubi i madh spanjoll? Mos vallë Serg Gnabrinë? Robert Levandovskin? Apo Marcel Zabicerin? Jo, jo, jo, asnjërin prej tyre. Reali, sipas disa mediave në Madrid, kërkon Lykas Hernandezin, mbrojtësin e kombëtares franceze, që ka qenë edhe më parë në Spanjë. Po sipas këtyre mediave, madrilenët janë gati të japin 60 milionë euro, diçka nuk duket se do të mjaftojë. Bajerni e mori Lykasin për 80 milionë euro nga Atletiko e Madridit, ndërsa kontrata e tij vazhdon deri në 2024, pa asnjë klauzolë transferimi. Për më tepër, me largimin e Niklas Zyles, një vit pas ikjes së Alabës e Boatengut, Bajerni nuk mund t’i lejojë vetes që të humbasë një tjetër mbrojtës.
Sfidanti.al