Derbi vjen në kohën e duhur për Inzagin, Interi nuk ka asnjë mungesë

Për herë të parë këtë sezon mund të jetë i lehtësuar. Jo se ka ndonjë garanci Simone Inzagi për të fituar sfidën e Kupës së Italisë ndaj Milanit ditën e sotme, por nuk është gjë e vogël që asnjë nga lojtarët e tij nuk është i dëmtuar. Të fundit që u rikuperuan ishin Korrea e Gosens, ndërsa kthehen edhe Shkriniar e Lautaro Martinez. Rotacioni mund të bëhet siç duhet, ndërsa shpresa është për t’u kthyer tek forma e mirë dhe tek rezultatet, diçka që nuk vjen që nga 5 shkurti kur u humb derbi pikërisht ndaj Milanit në Serinë A. Dueli i parë i Kupës do të jetë në orën 21:00 në “San Siro” dhe Inzagi është i qartë. “Një ndeshje pa parashikim, – thotë ai, – gjithçka mund të ndodhë, por do të vendosë mendja e kthjellët dhe motivimi”. Në fushë, priten Handanoviç, Shkriniar, De Vraj, Bastoni, Damfris, Barela, Brozoviç, Perishiç, Lautaro Martinez apo Xheko.

Sfidanti.al