Bajerni nuk komenton nëse do të kthehet në “klub shitës”!

Mediat gjermane kanë shumë interes të dinë se çfarë rruge do të marrë shoqëria e tyre kryesore e futbollit vitet e ardhshme. Ka pasur shumë komente dhe është theksuar se Bajerni mund të kthehet në “klub shitës”, pra në një lloj Dortmundi, Ajaksi apo Arsenali, që nuk mund të marrë yje të gatshëm dhe nuk mund t’i mbajë yjet e mëdhenj sepse ata nuk do të duan që të qendrojnë. Oliver Kahn, anëtari i fuqishëm i bordit, nuk ka dashur të komentojë, ndërsa për momentin bavarezët nuk janë “klub shitës”, ata nuk marrin lojtarë të paprovuar. Sidoqoftë, largime të tilla si Toni Kros, David Alaba, tani Niklas Zyle apo ndoshta Gnabri tregojnë se Mynihu ndoshta nuk është një destiancion kaq i preferuar, ashtu siç e tregon edhe fakti se nuk merren dot lojtarë të rëndësishëm si Halandi apo ndonjë tjetër.

Sfidanti.al