Pioli flet si një “bujk i mirë”: Kemi mbjellë shumë, tani le të korrim!

Në prag është një derbi shumë i rëndësishëm, edhe pse Kupa e Italisë do të ketë dy gjysmëfinale, pra jo gjithçka do të vendoset sot. Sidoqoftë, për Milanin ka rëndësi kjo përballje me Interin sepse një hap i gabuar do të bënte që të largohej një objektiv i mundshëm, ndërsa Seria A natyrisht që nuk ka ndonjë garanci që do të fitohet. “Të mos mendojmë se çfarë kemi bërë në të kaluarën, – thotë trajneri Stefano Pioli, – rëndësi ka mendja dhe mendoj se ne jemi të përqëndruar. Ndaj Interit do t’ia dalë ai ekip që do të fitojë më shumë duele. Kemi punuar shumë, kemi mbjellë shumë dhe tani është koha që të korrim”. Përsa i përket formacionit, e sigurt është që nuk do të jetë Ibrahimoviçi, ndërsa Kalabria jepet favorit ndaj Florencit. Formacioni: Menja, Kalabria, Tomori, Romanjoli, Hernandez, Benaser, Kesie, Selemekers, Kruniç, Leao, Zhiru.

Sfidanti.al