Nuk e patën problem që po luanin në Arenën e skuadrës më të fortë të NBA-së këtë sezon të rregullt. Juta Xhazi e di se i ka vlerat të mëdha, por ndeshjet fitohen vetëm kur ekipi luan i bashkuar, e kështu ndodhi ndaj Feniksit. Të 10 basketbollistët e aktivizuar shënuan pikë dhe suksesi u arrit me shifrat 118-114. Në një ndeshje me diferenca të vogla, Juta ishte diçka më mirë në tabela, në gabimet personale apo në bllokimin e gjuajtjeve, edhe bëri më shumë gabime në gjuajtje. Donovan Miçëll shënoi 26 pikë, Rudi Gober pati 16 pikë e 14 topa në tabela, Klarkson erdhi nga stoli me 22 pikë, ndërsa shënuan edhe të tjerët si Bogdanoviç, Konlej, Uajtsajd apo Hauz. Për Feniksin prishi punë mungesa e Kris Polit të dëmtuar, ndërsa Devin Buker shënoi 30 pikë, kapi 7 topa në tabela e shërbeu 7 asistë. Xhonson pati 23 pikë dhe Ejton po 23. Në renditje, Feniksi kryeson Perëndimin me 49 fitore e 12 humbje, Golden Stejti ka 43 fitore e 18 humbje, ndërsa Juta Xhaz është i katërti me 38 fitore e 22 humbje.
Sfidanti.al