Dëmtohet edhe Ansu Fatiu, Barcelona ka plot 11 mungesa!

Kur nis dhe i numëron e kupton sesa shumë janë. Ksavi Hernandez do të ketë një punë tepër të vështirë tek Barcelona, jo vetëm për situatën që ka klubi dhe ekipi, me largimin e Mesit e Grizmanit, por edhe me dëmtimet e panumërta. Ansu Fati ishte më i fundit nga yjet që iu bashkua listës dhe për fat të keq ka një dëmtim muskulor në këmbë, që nuk dihet sesa do ta mbajë jashtë fushe. Emrat e tjera janë Erik Garsia, Niko, Pike, Pedri, Sergi Roberto, Dembele, Brejtheujt, Dest, Neto dhe Aguero. Kjo e bën edhe më të vështirë sezonin e katalanasve të cilët rrezikojnë dështimin në La Liga dhe në Champions.

Sfidanti.al