Laç po habit me fitoret, por më shumë habisin 3 pikët e Partizanit!

Kur sheh renditjen këtë të diel kupton se kurbinasit kanë hedhur dy hapa të fuqishëm për më lart. Fitorja 2-0 ndaj Teutës bëri që Laçi të ketë 11 pikë duke qenë në vend të katërt në Superligë, pra në zonën e Europës. Me vetëm dy ndeshje, trajneri Mirel Josa ka arritur dy fitore duke u kujtuar të gjithëve se ai ka fituar tituj me Tiranën e Skënderbeun. Gjithsesi, përtej 11 pikëve të Laçit dhe 3 numrave “11” në vendin e tij në klasifikim (golat 11-11), më shumë se gjithçka këtë të diel habit fitorja e Partizanit. Një nga skuadrat më të mëdha të Shqipërisë arriti suksesin e parë këtë sezon në kampionat, 2-0 në fushën e Kastriotit, edhe pse kjo nuk ia ka ndryshuar shumë imazhin, duke mbetur sërish në vend të 8-të, pra të tretin nga fundi. Trajneri Ilir Daja pranoi se ndeshja ndaj krutanëve nuk ishte aspak e mirë, dhe deklaroi se vlerë kishin 3 pikët. “E kemi marrë fajin përsipër bashkarisht”, – tha trajneri që vazhdon të ketë besimin e presidentit Gazmend Demi.

Sfidanti.al