Veljko Paunoviç është trajneri i ri i Serbisë. Federata ka njoftuar sot vendimin, për teknikun 48-vjeçar. Sekretari i përgjithshëm i Federatës Serbe të Futbollit, Branko Radaujko, ka konfirmuar emërimin e Paunoviç.
“Veljko Paunoviç ka treguar që nga dita e parë se interesi i ekipit kombëtar të futbollit është përparësia e tij. Prioriteti i tij nuk ishte kontrata apo kushtet financiare, por të vihej menjëherë në dispozicion të Federatës së Futbollit të Serbisë dhe të merrte përsipër ekipin në një moment kaq të rëndësishëm.
Ai theksoi se dëshiron të përqendrojë të gjithë energjinë e tij në ndeshjet e ardhshme kundër Anglisë dhe Letonisë, i vendosur të luftojë për sa kohë që ka edhe shansin më të vogël për sukses”, u shpreh sekretari i përgjithshëm.
Paunoviç e mbylli këtë muaj me Real Oviedon në Spanjë. Fillimisht duket se i janë besuar vetëm ndeshjet e nëntorit.
sfidanti.al

 
    