Është një nga sulmuesit më të mirë shqiptarë të të gjitha kohëve, është po ashtu një lojtar tepër i rëndësishën për kombëtaren dhe për ekipin e tij në Superligën e Turqisë. Sokol Cikalleshi shënoi dy gola për Konjasporin duke qenë vendimtar në fitoren 2-0 në fushën e Gëztepesë. Sulmuesi shqiptar realizoi në minutat 25 e 72, ndërsa vendasit mbetën me 10 lojtarë që nga minuta e 45-të. Kishte kohë që “Çika” nuk shënonte, që nga 21 shtatori, ndërsa ka pasur edhe probleme me Kovidin. Konjasporti ka 23 pikë pas 12 javësh kampionat, duke qenë në vend të tretë, baraz me pikë me Hatajsporin që ka golaverazh më të mirë. Ekipi i Cikalleshit ka lënë pas gjigandët e Stambollit, si Gallatasaraj, Beshiktash e Fenerbahçe, ndërsa në krye të renditjes është Trabzonspori me 30 pikë.
Sfidanti.al